Librat falas për nxënësit nga klasa e parë deri tek e gjashta

Prishtinë | 09 Kor 2017 | 16:46 | Nga

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë këtë vit shkollor ka vendosur që për nxënësit e klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë të shfrytëzohen tekstet e gjeneratës paraprake.

Ndërsa për nxënësit nga klasa e para deri në klasën e gjashtë edhe këtë vit do të bëhet sigurimi i teksteve falas.

Ministria e Arsimit ka vendosur që këtë vit të përpiqet të kursejë buxhetin duke shfrytëzuar tekstet e gjeneratës paraprake, prej klasës së gjashtë deri në të nëntën.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, i ka thënë Radio Kosovës se të gjithë nxënësit edhe këtë vit shkollor do të kompletohen me tekste shkollore.

Ndërsa, prindërit në bashkëpunim me kujdestarët e klasave do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për ruajtjen e teksteve për nxënësit e gjeneratave të ardhshme.

“Nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë të gjitha tekstet të gjithë nxënësit do t’i kenë të përdorura nga viti paraprak. Klasa e parë deri të klasa e gjashtë janë të gjitha tekstet e reja”, ka thënë Kadriu.

Prindërit e intervistuar u shprehen se ruajtja e teksteve për gjeneratat e ardhshme është një vendim i qëlluar, se në këtë mënyrë bëhet kursimi i fondeve për arsim.

Sipas Ministrisë së Arsimit, vendimi për ruajtjen e teksteve shkollore, përveç shmangies së keqpërdorimeve, kursimit të buxhetit, ka për qëllim edhe vetëdijesimin e nxënësve për rëndësinë e librit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme