Librazhdi shpall Donald Lu-në “Qytetar Nderi”

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 13:34 | Nga

Qyteti i Librazhdit ka nderuar me titull ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu.

Këshilli bashkiak i Librazhdit, me unanimitet të të gjitha partive, vendosi t’i japë titullin “Qytetar Nderi” kryediplomatit amerikan.

Motivacioni lidhet drejtpërdrejt me mirënjohjen ndaj Donald Lu-së, për respektimin e traditave të Librazhdit, por edhe për kontributin e veçantë të tij në ndërtimin e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri.

Motivacioni

“Një mik i veçantë i cili erdhi e ul këmbëkryq në odat e krahinës mikpritëse të Librazhdit. Mirënjohje që fole troç dhe shqip, mirënjohje për rolin e rëndësishëm në ndërtimin e drejtësisë së re në Shqipëri, je gjithmonë i mirëpritur në Librazhd zoti Ambasador Lu”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme