Liburn Aliu arsyeton emërimet në borde: Personat e emëruar janë profesionistë

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvedosje Liburn Aliu ka shkruar në Facebook se personat e emëruar në borde janë persona profesionist dhe do të angazhohen në parti politike.

Ky është postimi i plotë:

Aktivistin askush nuk ka të drejtë ta poshtërojë. Aktivisti është person me të drejta të plota, i cili angazhohet me gjithë shpirt për një ide të caktuar. Por kjo nuk ia ul aftësitë profesionale apo akademike. Nuk është fajtor aktivisti për korrupsionin dhe kapjen e shtetit. Kapjen e shtetit dhe korrupsionin i bën hajduti, mercenari e krimineli, jo ai qe militon për një ideal.

Po ashtu, as profesionistin nuk ka të drejtë askush ta poshtëroje. Të qenit profesionist nuk e bën atë të pandjeshëm politikisht, neutral dhe steril. Profesionisti është qytetarë në radhë të parë, ai ka të drejtë të anëtarësohet në çdo parti dhe për çdo ideal, pa patur nevojë të sakrifikojë punën e vet.

Duke dënuar aktivistët me papunësi dhe duke dënuar profesionistet me depolitizim, përfundojmë me skizofreni ne diskutimin tonë publik, ku politikanët kërkojmë të jenë njerëz pa profesione, d.m.th. të paaftë, e ku profesionistët duhet të jenë të heshtur sepse s’duhet të mbajnë qëndrime politike, d.m.th. memecë. Një gjë për fund, dy emrat e përmendur për punësim nën emërimin ”militantë” nuk qëndron. Konotacioni që i jepet fjalës militant për të sulmuar angazhimin në borde të përkohshme si profesionistë, të dy personave që pak muaj janë bërë pjesë e Lëvizjes është i pasinqertë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme