Liderët botërorë reagojnë ndaj sulmit në Francë

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësit globalë po i përgjigjen sulmit në Nice, Francë, duke premtuar solidaritet me qytetin dhe duke dënuar dhunën që ka lënë të paktën tre persona të vdekur.

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, tha në Twitter se ishte “thellësisht i tronditur dhe i trishtuar nga lajmi i sulmit të tmerrshëm në Nice”.

Ai shtoi: “Kjo dhimbje ndihet nga të gjithë ne në Evropë”, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez gjithashtu shkroi në Tëitter ku shfaqi  ” solidaritetin e tij të thellë ndaj viktimave së sulmit”. Ai shtoi se ne jemi “të bashkuar përballë terrorit dhe urrejtjes”.

Ndërsa, kryeministri italian Giuseppe Conte gjithashtu shkroi mesazhin ngushëllues në Twitter në italisht dhe frëngjisht, ku në fund shkroi “Ne jemi të bashkuar!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme