Liderët e shteteve të G7-s ndajnë një miliard vaksina kundër COVID-19

Prishtinë | 13 Qer 2021 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e G7-s kanë rënë dakord që të shpërndajnë më shumë se një miliard vaksina kundër koronavirusit, duke filluar nga tani deri në fund të vitit 2022, me shpresën se do të zhduket pandemia, ka bërë të ditur Boris Johnson, të dielën.

Ai në një konferencë për media, në kuadër të samitit të G7 që po mbahet në Cornwall të Anglisë, ka deklaruar se udhëheqësit e ekonomive kryesore botërore ishin zotuar për ndarjen e këtyre vaksinave.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë i kanë paralajmëruar pjesëtarët e G7-s se strategjia e tyre për të ndihmuar në uljen e numrit të të prekurve nga koronavirusi nuk shkon shumë larg në këtë aspekt, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme