Liderët e shtetit takohen për herë të dytë brenda ditës

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 15:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbledhur për herë të dytë gjatë ditës së sotme  liderët e institucioneve për dialogun, derisa javën e ardhshme do të takohet me homologun e tij serb Aleksandër Vuciq në Bruksel ku pritet të shtrohet si temë diskutimi korrigjimi i kufijve, raporton Ekonomia Online.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me  ministrin e drejtësisë Abelard Tahirin dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj janë parë duke hyrë brenda ndërtesës së Kuvendit,

Kjo është dita e dytë e takimeve intensive që presidenti po zhvillon me lider institucional, pak ditë para se të udhëtojë në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

 

Të ngjashme