Lideri i AAK-së pasi zyrtarizoi kandidaturën e Daut Haradinajt për të parin e Prishtinës: Do të ketë edhe befasi të tjera

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për kandidaturën e vëllait të tij, Daut Haradinaj për të parin e Prishtinës.

Teksa foli për kandidaturën e tij, Haradinaj tha se do të vazhdojnë me befasi edhe për komunat e tjera të Kosovës.

“Mas shumti ka probleme në kryeqytete, këto probleme kërkojnë një qasje të guximshme…Do të vazhdojmë edhe me befasi për komunat e tjera në Kosovë”, tha Haradinaj në Debat Plus.

“Ka pasur një interesim të vazhdueshëm, ka gatishmëri me përkrah këtë kandidaturë nga plot njerëz”, shtoi Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme