Lideri koreanoverior ia delegon disa kompetenca të motrës

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Lideri koreanoverior, Kim Jong-un, u ka deleguar më shumë përgjegjësi ndihmësve të tij, përfshirë motrën Kim Yo-jong, në veprimin e parë të tillë që prej ardhjes së tij në pushtet.

Megjithëkëtë, e mban ende “autoritetin absolut” mbi vendin më të izoluar të botës, por i ka dorëzuar disa kompetenca politike me qëllim të uljes së nivelit të stresit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga agjencia shtetërore e Inteligjencës. Motra e diktatorit tani ka më shumë përgjegjësi në politikat e shtetit kundruall Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut.

Kim-Yo-jong mori vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2018, pasi ishte bërë anëtarja e parë e dinastisë Kim që viziton Korenë e Jugut. Ajo ishte pjesë edhe e delegacionit shtetëror për Lojërat Olimpike Dimërore, në të cilat dy Koretë u përfaqësuan me ekipe të përbashkëta.

Ajo ka qenë përkrah vëllait të saj edhe gjatë takimit të tij me presidentin amerikan, Donald Trump.

Të ngjashme