Lideri i protestave që ka krijuar krizë politike në Armeni, Nikol Pashinian, ka thënë se është takuar me presidentin e këtij shteti.
Pashinian ka thënë të shtunën se shpreson që presidenti Armen Sarkisian do të mbështesë Pashnian në rrugën për t’u bërë kryeministër.
Parlamenti pritet të zgjedhë të martën kryeministrin e ri, pas dorëheqjes së Serzh Sarkisian javën e kaluar.
Sarkisian ka qenë president i Armenisë për një dekadë mirëpo është larguar nga kjo pozitë për shkak të kufizimit të mandatit.
Ai më pas është bërë kryeministër në kohën kur është zvogëluar pozita e presidentit dhe është rritur fuqia e kryeministrit.
Kundërshtarët e tij kanë thënë se një ndryshim i tillë do t’i jepte atij mundësinë e të qëndruarit përgjithmonë në pozitë.
Mbështetësit e opozitës kanë bllokuar rrugët e Jerevanit ditën e diel duke bërë thirrje për protesta masive në orët e mbrëmjes në sheshet kryesore të këtij qyteti.