Vincenso Iaquinta është në telashe serioze. Tashmë 38-vjeçar, me një karrierë të admirueshme në nivel klubesh, ai ishte pjesë e ekipit që ngriti në qiell kupën e botës me Italinë në Berlin, në 2006.
Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për Iakuintën. Babai i tij rrezikon edhe më shumë, deri në 19 vite burg janë kërkuar për të. Në total janë 151 të akuzuar. Ai akuzohet si pjestar i organizatës së njohur mafioze “Ndrangeta” për pastrim parash. Shuma e parashikuar shkon deri në 3% të prodhimit të brendshëm bruto të Italisë.