10 ushqime që luftojnë diabetin

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Diabeti është një sëmundje shumë e përhapur. Për ta mbajtur nën kontroll këtë sëmundje duhet të mbani një regjim ushqimor sepse është tepër e rrezikshme. Më poshtë keni disa nga ushqimet që ju ndihmojnë me diabetin.


Mishi
Shumë ekspertë thonë se mishi kuq është i keq për ju. Por proteinat e mishit të kuq ju ndihmojnë të luftoni diabetin. Do të keni më pak uri dhe kështu nuk do t’ju duhet të përdorni insulinën.
2. Avokado
Ndihmon në tretjen e ushqimit. Ajo bën tretje të yndyrshme dhe e mban sheqerin në gjak për një kohë edhe pas ngrënis. Yndyra e avokados ul rreziqet për të pasur diabet.
3. Fara liri
Mund të tingëllojnë si fara zogjsh, por nuk janë ashtu. Farat e lirit ndihmojnë për të trajtuar diabetin në tri mënyra të ndryshme. Janë të pasura me proteina, yndyra të shëndetshme, fibra dhe kanë burim të madh magnezi. Magnezi është mineral i rëndësishëm dhe ndihmon qelizat të përdorin insulinën.
4. Gjalpë kikiriku
Gjalpi i kikirikut mund të largojë oreksin dhe yndyrat që ka ky gjalpë janë mbështetje për metabolizmin.
5. Molla
Një mollë në ditë mban doktorin larg. Mollët nuk kanë kalori, por kanë shumë fibra. Ato frenojnë urinë dhe gjithashtu luftojnë kolesterolin dhe ndihmojnë për të ulur sheqerin në gjak.
6. Veza
Veza është plot proteina dhe aminoacide vitale. Një ose dy në ditë nuk ju dëmtojnë. Veza mban larg dhe lufton diabetin.
7. Peshku
Një problem i njohur për njerëzit me diabet është edhe rreziku i sëmundjeve të zemrës. Peshku mban yndyra të shëndetshme që kanë efekt pozitiv. Këto acide yndyrore ndihmojnë në uljen e inflamacionit në trup.
8. Brokoli
Asnjë listë ushqimesh nuk është e plotë pa këtë perime. Ajo është e mbushur me antioksidantë dhe vitaminë C. Brokoli ka një sasi kromi që rregullon sheqerin në gjak.
9. Elbi
Konsumimi i kokrrave të elbit ndikon në rritjen e sheqerit në gjak. Elbi ngadalëson tretjen për shkak të fibrave të tretshme dhe ju jep energji të qëndrueshme. Elbi përmban krom, magnez dhe vitaminë B1.
10. Guava
Guava është një frutë ekzotike, që për shumë arsye është një ndër ushqimet më të mira për diabetin. Të konsumoni guava pa lëkurë mund të zvogëlojë absorbimin e sheqerit në qarkullimin e gjakut. Ajo ka vitaminë C.

Të ngjashme