15 këshilla si të humbim peshë pa shumë mundim

Prishtinë | 29 Mar 2024 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë e dimë se humbja e peshës kërkon shumë punë. Megjithatë, disa studime kanë treguar se nëse ndryshojmë disa nga zakonet tona ne mund të humbim peshë pa shumë përpjekje.

Ju ftojmë të provoni këto 15 marifete premtuese për të humbur peshë pa shumë sforco:

  • Merrni frymë thellë

Frymarrja e thellë ul nivelin e kortizolit, një hormon që rregullon rritjen e peshës dhe stresin. Përveç kësaj, duke rritur sasinë e oksigjenit që merrni, ju përshpejtoni metabolizmin tuaj.

Nëse e nxirrni frymën më shpejt se normalisht, eliminoni më shumë dioksid karboni, duke bërë që qelizat të përdorin më shumë energji.

  • Hani më shumë perime për mëngjes

Mëngjesi ju siguron 25% të nevojave të përditshme të energjisë. Është vakti më i rëndësishëm i ditës që garanton performancë të mirë intelektuale dhe fizike.

Shkrimtarja Judy Koutsky u përpoq të fillonte ditën e saj me perime për një muaj dhe rezultatet ishin të mahnitshme. Mjekët thonë se, në mesin e përfitimeve të tjera, kjo e ndihmoi atë të ndjehet e plotë, i uli marrjen e kalorive në ushqimet e tjera të përditshme dhe përmirësoi sistemin e saj tretës.

  • Uluni drejt

Uluni drejt, nëse jeni duke punuar, duke ngrënë ose duke parë një film, pasi është një mënyrë e shkëlqyer për të humbur peshë shpejt dhe në mënyrë efektive. Ky zakon i thjeshtë zvogëlon nivelin e kortizolit në trupin tuaj dhe harxhon më shumë energji se sa mendoni.

  • Hani ushqime pikante

Ushqimet me erëza përmbajnë kapsaicin, një komponent që përshpejton procesin e djegies së dhjamit në trupin tuaj. Përveç kësaj, ul nivelin e yndyrës së trupit, pasi në mënyrë natyrale stimulon shkatërrimin e qelizave yndyrore.

Për më tepër, konsumimi i ushqimit me erëza dhe pikante rrit metabolizmin tuaj me 20% për të paktën 30 minuta. Gjatë kësaj periudhe trupi juaj do të djegë dhjamin dhe ju nuk duhet të bëni asgjë.

  • Hiqni yndyrën e tepërt duke përdorur letra kuzhine

Nëse nuk mund të hiqni dorë nga ushqimet e skuqura ose me vaj, të paktën pakësoni numrin e kalorive që përmbajnë me një anë të letrave të kuzhinës. Ajo do të absorbojë yndyrën e tepërt dhe ju do të jeni në gjendje të hani ushqimin tuaj të preferuar, por me shumë më pak kalori se sa mendoni.

  • Hani përpara një pasqyre

Është një fakt i vërtetuar që nëse e sheh veten duke konsumuar ushqim, hani më pak. Herën tjetër që të hani drekë, vendosni një pasqyrë para jush, në mënyrë që të jeni të vetëdijshëm për çdo kafshatë që keni vënë në gojën tuaj.

Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni mbingrënien.

  • Merrni shkallët

Merrni shkallët në vend të ashensorit. Sipas Universitetit të New Mexico, ngjitja dy kate në ditë mund t’ju ndihmojë të humbni deri në gjashtë kilogramë në vit. Dhe nëse ngjitesh në gjashtë kate, vitin e ardhshëm mund të bëhesh 17 kilogram më i lehtë.

Rezultate të mëdha me përpjekje minimale!

  • Përdorni ushtrime të forcës

Ekspertët thonë se ushtrimet e forcës janë më efektive se çdo stërvitje tradicionale që djeg yndyrën. Filloni me pesha të lehta dhe gradualisht rrisni intensitetin. Megjithatë, mos vendosni shumë tension në muskujt dhe nyjet tuaja për të shmangur lëndimet.

  • Pini dy gota ujë para çdo vakti

Ekspertët rekomandojnë të pihen dy gota të mëdha me ujë para çdo vakti për të shmangur mbingrënien. Ky zakon i thjeshtë ju bën të ndiheni më të plotë, kështu që do të hani më pak.

Gjithashtu ndihmon në parandalimin e të ngrënit pa nevojë dhe përshpejton metabolizmin tuaj, dhe si rezultat, trupi juaj djeg më shumë kalori.

  • Ecni

Është vërtetuar se ecja është një ushtrim i përsosur për humbjen e peshës. Ju mund të digjni deri në 255 kalori në orë nëse bëni një ecje të ngadalshme dhe deri në 391 kalori në orë me një shëtitje të shpejtë.

Kështu që, investoni më shumë kohë në shëndetin tuaj dhe ecni në këmbë.

  • Bëni shtriqje të trupit

Fleksibiliteti ju lejon të kryeni pothuajse çdo aktivitet fizik që mund të mendoni. Veç kësaj, sa më fleksibël të jeni, aq më pak lëndime keni gjatë ushtrimeve të përditshme.

Yoga është një mundësi e shkëlqyer dhe ju mund ta praktikoni atë përpara çdo ushtrimi tjetër fizik. Jo vetëm që është e dobishme për shëndetin tuaj, por edhe djeg një sasi të mirë të kalorive.

  • Përdorni një pjatë më të vogël

Një pjatë e vogël e mbushur me ushqime është një marifet i pagabueshëm për të mashtruar trurin tuaj. Do t’ju bëjë të mendoni se në pjatë ka shumë ushqim dhe do të merrni sinjalin e ngopjes shumë më herët edhe në qoftë se pjatë juaj është thjesht e mbushur me perime.

Bëjeni këtë një zakon dhe përdoreni me çdo lloj ushqimi në mënyrë që truri juaj të mësohet me të.

  • Hani ngadalë

Kur ju përtypeni ngadalë ju jeni duke i dhënë trurit tuaj mjaftueshëm kohë për ta marrë atë sinjalin e ngopjes. Kjo ju ndihmon të shmangni mbingrënien, duke zvogëluar marrjen e kalorive.

  • Qëndroni në këmbë kur prisni

Qëndroni në këmbë kur prisni urbanin ose autobusin që të vijë. I njëjti rregull zbatohet edhe kur prisni në radhë tek mjeku. Kur jeni duke qëndruar në këmbë, trupi juaj djeg 50 kalori / orë më shumë sesa kur qëndroni ulur.

  • Bëni një dush të nxehtë

Hulumtuesit nga Universitetet Loughborough dhe Leicester kanë gjetur se bërja e një banje të nxehtë djeg të njëjtën sasi kalorie si një shëtitje prej 30 minutash. Çfarë po prisni? Shkoni dhe shijoni një dush të nxehtë.

Të ngjashme