9 zakonet e njerëzve pozitivë

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 23:16 | Nga Ekonomia Online

A keni menduar se si mendojnë njerëzit pozitivë dhe çfarë i bën ata më të lumtur? Çfarë zakonesh kanë dhe çfarë ndodh në mendjen e tyre?

  • Ata nuk lejojnë që frika dhe shqetësimi t’i mposhtë dhe nuk lejojnë mendimet e dështimit të dominojnë mendjet e tyre.
  • Nëse dështojnë, ngrihen, provojnë përsëri ose gjejnë plane alternative.
  • Njerëzit pozitivë nuk qëndrojnë të papunë. Ata duan që gjërat të bëhen.
  • Ata nuk presin për ndryshim, ata e krijojnë atë.
  • Ata nuk presin për lumturi, ata e krijojnë atë.
  • Njerëzit pozitivë jetojnë në momentin aktual.
  • Kur përballen me probleme dhe pengesa ata kërkojnë zgjidhje dhe janë të sigurt se do t’i gjejnë ato.
  • Njerëzit pozitivë, kurrë nuk e konsiderojnë veten si viktima të rrethanave.
  • Njerëzit pozitivë marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre dhe për jetën e tyre.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme