Capital T dhe Ledri Vula të premten lansojnë këngën e re “DMP”

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Reperët e njohur Capital T dhe Ledri Vula, janë në përgatitje të një projekti të ri muzikor së bashku.

Kënga, e cila është pjesë e albumit “Skulpturë” të Kapos, sipas një njoftimi të fundit do të publikohet të premten.

Këtë e bëri të ditur vet reperi përmes një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë personale, Instagram.

Capital T dhe Ledri Vula (Foto: Instagram)

“DMP me Ledri Vulën të premten në ora 17:00, Skulpturë”, ka shkruar krahas një ‘boomerang-u’ që ka hedhur 28-vjeçari.

Fansat duket se mezi po presin për bashkëpunimin e dyshes së njohur, ndërsa ky është dueti i parë i tyre.

Albumi i ri i Capital T përndryshe do të lansohet i plotë më 1 korrik, në të cilin do të përfshihen bashkëpunime e shumë projekte interesante. /Telegrafi/

Të ngjashme