Gjumi i çrregullt ju bën më të stresuar

Prishtinë | 05 Kor 2023 | 22:58 | Nga

Gjumi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për funksionimin e organizmit, dhe aktiviteteve gjatë një dite.

Për personat e rritur janë të rekomanduara gjashtë deri në tetë orë gjum.

Personat që flenë më pak se tetë orë në ditë mund të përballen me situata stresuese dhe mund të shohin veten në gjendje depresive.

Të gjithë ata që kanë probleme me pagjumësimë, kanë mendime shumë negative krahasuar me të tjerët.

Studime të fundit, të publikuara në gazetën “Terapi të sjelljes”, kanë treguar se njerëzit që flenë pak janë të prirut të kenë mendime që i shkaktojnë ankth dhe stres.

Ekspertët po mundohen të tregojnë se koha e gjumit arrin të ndikojë në çrregullimet psikologjike, prandaj është i domosdoshëm gjumi i rehatshëm dhe i plotë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme