Kur është fjala tek bota e gjumit dhe mirëqenies, ka shumë gjëra të cilat ‘’duhet t’i bëni’’ aq shumë sa që të gjitha ato mite dhe rekomandime mund të jenë të lodhshme.
Por ka disa mite të cilat nuk janë të vërteta, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar. Le të fillojmë zbulimet.
Kjo vjen nga kompanitë të cilat bëjnë marketing si Kellogg dhe Quaker Oats, të cilat kanë interes nëse ju e mendoni këtë gjë. E vërteta është se, nëse nuk jeni të gatshëm të hani diçka sapo të zgjoheni, dhe keni dëshirë të hani më vonë, nuk ka asgjë të keqe këtu.
Gabim. Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, ju vendosni veten në rrezik për zhvillimin e diabetit të llojit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare dhe mund të dërgojë në shtim peshe dhe depresion.
CDC në përgjithësi rekomandon sasinë e njëjtë të gjumit për njerëz me mosha 18-60, shtatë ose më shumë orë në natë. Përderisa njerëzit bëhen më të vjetër ndryshimi në rekomandime është i parëndësishëm. Shtatë deri në nëntë për njerëzit me mosha 61-62 dhe shtatë deri në tetë orë për 65 ose më të vjetër.
Kur është fjala tek gjumi, nuk janë të gjithë njerëzit njësoj. ‘’Nevoja e personit për gjumë është gjenetikisht e paracaktuar’’, i tha profesori në Case Western Reserve Michael Decker, Shape. ‘’Disa njerëz kanë nevojë për më shumë, dhe disa për më pak’’.
Shumë ushqim ose ngrënja e shpejtë mund të pengojnë gjumin tuaj, por në fakt, një ushqim i lehtë i cili është një burim i ‘’triptofanit’’ mund të ju ndihmojë të flini. Kërkoni diçka me proteina, si drithërat, qumështin ose bukën e thekur.
Sipas Cleveland Clinic, ka katër simptoma të pagjumësisë, jo vetëm pamundësia për të fjetur. Ato përfshijnë zgjimin e hershëm dhe të mos qenit në gjendje të ktheni gjumin, zgjimin e shpeshtë në mes të natës dhe të mos ndjerit të rifreskuar kur të zgjoheni.
Dëgjimi i muzikës me volum të lartë nuk do i bëjë gjërat më mirë nëse ndiheni të lodhur prapa timonit. Sipas CDC, nëse jeni zgjuar për më shumë se 18 orë, kjo është e njëjta vigjilencë si dikush i cili ka përmbajtje të alkoolit në gjak prej 0.05 përqind.
Fatkeqësisht, kjo nuk është çështja. Sipas NIH, ‘’kur njerëzit kanë mungesë të gjumit ata nuk janë në gjendje të rifitojnë gjumin e humbur duke fjetur më shumë. Me gjumin joadekuat, ju mbushni një borxh të gjumit i cili është i pamundur të paguhet përderisa rritet’’. Si të siguroheni se nuk hyni në atë borxh të gjumit? Provoni të qëndroni në përputhje sa më shumë që është e mundur çdo natë.