Instagram ka konfirmuar se do të heq pjesën e ‘’Following’’ nga aplikacioni.Kjo i lejonte përdoruesit të shohin se çfarë pëlqejnë njerëzit, komentojnë apo kë ndjekin ata.
Për disa njerëz, ky opsion ishte një burim paranojash, duke i shtyrë njerëzit të ishin të mendonin për mënyrën sesi mund të interpretohet përdorimi i Instagramit të tyre, nga të tjerët.
Sipas shefit të produktit në Instagram Vishal Shah, ‘thjeshtësia’ ishte faktori përcaktues.
“Njerëzit jo gjithmonë e dinin se aktiviteti i tyre është në sipërfaqe,” tha ai.
Ndryshimi ndodh në një kohë kur rrjetet e tjera sociale kanë filluar të fshehin disa të dhëna në lidhje me angazhimin nga përdoruesit e saj.