Kafja është e mirë për lëkurën, ul rrezikun për rosacea

Prishtinë | 12 Dhj 2022 | 06:02 | Nga Ekonomia Online

Konsumimi i katër filxhanave kafe në ditë, mund të ulë rrezikun për rosacea, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Hulumtuesit besojnë se ata persona të cilët kanë konsumuar kafe kanë ulur gjasat për t’u prekur nga sëmundja inflamatore e lëkurës për 20%, krahasuar me ata që kishin konsumuar një filxhan kafe në muaj.

Ekipi nga Universiteti Brown në Rhode Island, beson se rreziku ulet pasi kafeja ka përbërës anti-inflamatorë, si dhe ngushtojnë enët e gjakut, të cilat zbutin skuqjen e lëkurës.

Studime të mëparshme kanë lidhur kafen edhe me luftimin e sëmundjeve të zemrës, diabetin, depresionin dhe studiuesit shpresojnë që gjetjet e reja tregojnë më shumë për efektet mbrojtëse të kafes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme