Keni dalë disa herë bashkë dhe ai u zhduk gjatë ‘karantinës’? Mësoje tani që fajin e ke ti!

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Pse u zhduk? Ç’pati? Pyetjet që mund t’i bësh vetes janë disa, por nuk është aq e vështirë për të kuptuar pse u largua. Ndoshta ftohja ka nisur edhe para kësaj kohe, mbetej vetëm që karantina të tregonte se nuk mund ta kaloni këtë fazë dhe, rrjedhimisht, nuk jeni bërë për njëri-tjetrin.

Gjërat janë të thjeshta. Ke njohur dikë, keni dalë disa herë, keni kaluar kohë bashkë, keni folur vazhdimisht në telefon, por befas ai u zhduk. Nuk e hap telefonin, nuk kujtohet të të telefonojë, nuk i hap mesazhet, madje as nuk u përgjigjet mesazheve të tua. Të duket e turpshme nga ana e tij? Mund të jetë! E pafalshme? Po, edhe më shumë. Megjithatë, pasi i ke dërguar një mesazh-roman nga ato që të karakterizojnë, mbledh shoqet dhe fillon të aludosh për lloj-lloj historish për sjelljen e tij dhe të të gjithë meshkujve.

Nëse vërtet do t’i dish përgjigjet e pyetjes “Pse u soll në atë mënyrë?”, kujtohu që e para ka të bëjë me ty. Fajin e ke ti!

Janë disa arsyet që justifikojnë sjelljen e tij, të cilat mund të mos i kesh ditur. Kujdes!

Mendon se jeni të lidhur. Thjesht keni dalë disa herë, keni forlur në telefon dhe ti beson se jeni të lidhur? E ke gabim. Kur fillon dhe njihesh me dikë, nuk është e thënë të përfundoni bashkë. Ty të pëlqen ai, por mbase ti nuk i ke pëlqyer atij aq shumë sa të vazhdonit seriozisht. Këtë duhet ta kuptosh dhe ta pranosh.

Seksi nuk u vonua asnjë ditë? Nëse ka ndodhur kështu, atëherë ai ka të drejtë. E ka humbur të gjithë kuriozitetin për të të njohur më shumë. E ke humbur lojën.

Nuk është në fazën e tij më të mirë. Edhe këtë duhet ta pranosh. Mund të ketë disa arsye, nga më seriozja deri tek më qesharakja. Por gjithsesi, nuk ke çfarë thua, sepse nuk ka pse të të japë llogari.

E ke bërë ti të gjithë punën. Ke konsumuar çdo hap të mundshëm për të fituar vëmendjen e tij dhe vetë atë? i ke harruar rregullat? Kush është gjuetari? Atëherë, mos ia merr rolin.

Të ngjashme