Këshilla nga stjuardesat: Çfarë asnjëherë s’bën të porositni në aeroplan

Prishtinë | 19 Pri 2023 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Një stjuardese ka zbuluar arsyen se përse ajo qëndron larg disa pijeve të caktuara gjatë kohës kur është duke udhëtuar me aeroplan.

Andrea Song punon si stjuardese në fluturimet drejt Bejing-ut, Hong Kong-ut, Tokios dhe Londrës, transmeton Telegrafi.

Pas shumë viteve në profesionin e saj, ajo e ka perfeksionuar regjimin e saj të udhëtimit në mënyrë që të qëndrojë e freskët gjatë aterrimit.

Por, çfarë nuk duhet të porositni gjatë fluturimit tuaj?

Andrea i këshillon pasagjerët që të kenë kujdes me përmbajtjen e sodiumit në pijet e tyre.

“Unë i shmang ushqimet që kanë sasi të mëdha të sodiumit disa ditë para udhëtimit sepse nyejt, posaçërisht nyejt e këmbës, kanë tendenca të ënjten si rezultat i këtij grupi ushqimor.

Edhe në aeroplan kur jam i shmangi pijet dhe ushqimet që kanë shumë sodium, e gjithashtu edhe lëngun e domates”, ka thënë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme