Këto probleme shëndetësore shkaktohen nga stresi

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 00:20 | Nga Ekonomia Online

Në ndonjë situatë emergjente, stresi mund t’ju shpëtojë jetën, duke ju dhënë më shumë fuqi të mbroni veten, p.sh: shkelmimi me nxitim i frenave për të shmangur një aksident, ose ju bën të studioni fort pa pushim për provimin.

Por nga ana tjetër stresi mund të ndalojë aftësinë tonë për të qenë të efektshëm, shkakton shumë dëmtime në shëndetin tonë, në produktivitet, në marrëdhëniet tona dhe në përgjithësi në cilësinë e jetës sonë,.

Këto janë disa nga problemet shëndetësore që shkaktohen si pasojë e stresit, transmeton EO.

Djersitja e tepërt

Djersitja nga ambienti i nxehtë apo aktiviteti fizik shkaktohet nga gjëndrat ekrine të djersës, por djersitja nga stresi shkaktohet nga gjëndrat apokrine. Sipas mjekëve ka gati 4 milionë gjëndra të djersës në të gjithë trupin, ku pjesa më e madhe të cilave mund të gjenden tek pëllëmbët e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla.

Rënia e flokëve

Stresi i cili vazhdon për një kohë të gjatë mund të shkaktojë rënie të flokëve. Sipas ekspertëve, hormonet e stresit bëjnë që gjëndrat e qimeve të bien në letargji, dhe si rezultat shkaktohet rënia e flokëve kur i lani ose krihni.

Kërcitja e dhëmbëve

Studimet kanë gjetur një lidhje mes stresit dhe kërcitjes së dhëmbëve. E njohur si “bruksizëm”, kërcitja e dhëmbëve mund të ngelet e padiagnostikuar duke qenë se simptoma kryesore e saj është dhimbja e kokës.

Të ngjashme