Këto produkte ushqimore nuk duhen ngrënë të gatuara

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 00:55 | Nga Ekonomia Online

Gjithçka me shëndetin e mirë lidhet edhe me mënyrën e të ushqyerit, sigurisht se edhe ju mundoheni që të usheqeheni në mënyrë të shëndetshme.

Por duhet të mësoni që këto ushqime më poshtë kanë më shumë vlera nëse nuk gatuhen.

Brokoli:
Hajeni brokolin, pasi përmban vitaminë C, kalcium, kalium dhe proteina. Por është mirë ta hani të pagatuar: jo të zier, jo të pjekur e kështu me radhë. Studimet kanë treguar se të hani brokoli të papërpunuar bën që organet tona të absorbojnë më shpejt ushqyesit e tij më të mirë, si: sulforafani, një kompleks që ka treguar se ndihmon në luftën kundër kancerit dhe mund të ulë presionin e gjakut.

Qepët:
Qepët janë shumë të shëndetshme për shkak të një fitonutrienti të quajtur allicin, që mund të ndihmojë për të pakësuar urinë, në parandalimin e kancerit, për të përmirësuar shëndetin e zemrës dhe madje edhe për të ulur presionin e lartë të gjakut.Por, për të përthithur më mirë këtë fitonutrient është mirë që qepët t’i hani të gjalla.

Hudhra:
Është me shumë vlera ushqimore. Ajo përmban shumë allcin, mangan, vitaminë B6, vitaminë C, selen dhe fibra. Por duhet të dini se hudhra është edhe më e shëndetshme kur hahet e papërpunuar. Një studim i publikuar në National Post në SHBA tregon se nëse hani hudhër të papërpunuar dy ose tri herë në javë mund të ulni rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive.

Specat e kuq:
Kur shumica e njerëzve përmendin një frutë apo perime që përmban shumë vitaminë C, zakonisht përmendin portokallin ose agrume të tjera. Rrallë mendojmë për specat, edhe pse hulumtimet kanë treguar se specat e kuq përmbajnë vitaminë C, mbase edhe më shumë se portokalli, limonët etj. Specat e kuq gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë B6, vitaminë E dhe magnez.Për fat të keq, nëse i gatuani specat e kuq për më shumë se vetëm disa minuta vetitë e vitaminës C që gjenden te speci do të shkatërrohen.

Panxharët:
Ka shumë arsye për të ngrënë panxhar, qoftë të gatuar ose të papërpunuar, pasi në të dy rastet ata përmbajnë shumë fibra, vitaminë C, kalium, mangan, vitaminë B etj.

Të hani panxhar përmirëson sistemit imunitar, ndihmon që të keni qëndrueshmëri të lartë, ndihmon për të parandaluar inflamacionin dhe për të ulur presionin e gjakut.Por duhet të keni parasysh se kur e gatuani panxharin, humbisni rreth një të katërtën e folateve të tyre, të cilat mund të ndihmojnë për të mbajtur trupin të shëndetshëm dhe janë veçanërisht të dobishme në zhvillimin e fëmijëve të posa lindur. Kjo është arsyeja pse duhet të konsumoni panxhar të pagatuar.

Të ngjashme