Si ta kuroni celulitin

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

PO! Për shumë persona, celuliti është një shqetësim i vërtetë, një makth që shoqëron ditë të vështira e plot stres për këdo e vuan. Mjekët gjithashtu e konsiderojnë një shqetësim të vërtetë, i cili në rrugë shkencore shpjegohet me përfshirjen e shtresave të lëkurës si dhe qarkullimin e lëngjeve.

Pasoja më e dukshme është shtimi i vëllimit anormal të qelizave, të cilat përbëjnë indet depozituese, ku në praninë e tyre gjaku e limfa nuk qarkullojnë mirë, duke i lënë vend e hapësirë grumbullimeve. Efekti “lëkurë portokalli” fryrjet, humbja e kompaktësisë së lëkurës që karakterizon shfaqjen e celulitit janë me një fjalë shprehje e ngadalësimit të qarkullimit të likuideve për shkak të zhvillimit të ekzagjeruar të indeve depozituese. Në sferën mjekësore përgjigjja kryesore është jeta sedentare, marrja e kalorive të tepërta, si dhe shtimi i vëllimit të indeve depozituese. Por sa ndihmon dobësimi në pakësimin e tij? Pa dyshim që dobësimi deri në arritjen e peshës ideale në proporcion me gjatësinë e përbërjen fizike, këshillohet si strategji anticeluliti e madje tepër efikase. Për të bërë një llogari të përafërt, numri i kilogramëve që duhen humbur në raport me cm e gjatësisë, përtej 1 metri, është 7 nëse trupi është i hollë, 5 nëse është normal, e 3 nëse është i fortë (i mbushur). P.sh. pesha ideale e një femre në konstrukt të hollë, e gjatë 1,70 cm është 70-7=63 kg.

Matematikë në gjatësi-peshë-kilogram

Dieta ideale për të luftuar celulitin, nuk ndryshon aspak nga ajo lloj diete që çdo femër duhet të mbajë për të ruajtur peshën, duke garantuar njëkohësisht mirëqenien dhe efikasitetin e organizmit. Më saktë, për të kontrolluar celulitin pa e varfëruar organizimin, d.m.th. pa rrezikuar humbjen e energjisë, duhet marrë përditë 2200 kalori të shpërndara në këtë mënyrë: 15% proteina (mish, qumësht e prejardhjet e tij, peshk, vezë, perime) duke mos harruar që një gram proteinë përmban 4 kalori: 25% yndyra (vaj, gjalpë, djathë, sallam, mish), duke ditur që një gram yndyrë përmban 9 kalori: 60% karbohidrate (patate, bukë, biskota, fruta, sheqer) dhe që një gram karbohidrate përmban 4 kalori. Dietës bazë i shtohen sasitë e frutave e perimeve, të nevojshme për shkak të kripërave minerale e vitaminave. Kush ka nevojë vërtet që të dobësohet duhet të marrë 500-600 kalori më pak se zakonisht, d.m.th., rreth 1600-1700 kalori ditore, duke pasur kujdes në proporcionet e ushqimeve.

Pakësimi i kripës i domosdoshëm

Në prani të celulitit është mirë të pakësohet konsumimi i kripës pasi natriumi që e përbën, provokon grumbullimin e lëngjeve, d.m.th. favorizon shtimin e fryrjeve që shoqërohen me celulitin. Teprica e natriumit shton densitetin e lëngjeve të organizmit, duke i bërë më pak fluidë, në qarkullimin e tyre. Për të kthyer lëngjet në shkallën normale të densitetit, në organizëm lindin dy mekanizma mbrojtës: grumbullimi hidrik dhe etja. Për shkak të së parës, organizmi mban sa më shumë të jetë e mundur lëngjet e tij, (urina pakësohet), ndërkohë që për të dytën merret aq ujë sa të shkrijnë si duhet lëngjet e organizmit. Në momentin që shfaqet grumbullimi hidrik, gjaku fillon të shkojë në kapilarë më shumë se zakonisht e kësisoj shton sasinë e lëngjeve prezentë midis qelizave, grumbullimi i të cilëve shfaqet me fryrjet e lëkurës. Nevoja ditore e natriumit, përgjithësisht mbulohet nga konsumi i vegjetalëve, djathit, peshkut, mishit. Për të mos ngrënë më shumë se ç’duhet është mirë që pjatat të aromatizohen me barishte e erëza.

Aktiviteti fizik më i përshtatshëm

Një aktivitet fizik anticelulit duhet të ndjekë 3 objektiva: të favorizojë eliminimin e grumbullimit të yndyrave, të rregullojë qarkullimin e lëngjeve, e ta rikthejë tonifikimin e muskujve. Ky aktivitet përmbushet nga ecja, ose më mirë shëtitja me hap të fortë, ose biçikleta. Për të arritur rezultatet e dukshme brenda një kohe të caktuar, duhet ecur të paktën 5 herë në javë përreth 45 minuta. Shpejtësia e duhur është ajo që të lejon të ecësh pa t’u marrë fryma. Si alternativë mund të pedalosh çdo ditë përreth 35 minuta, pa t’u marrë fryma. Ideale do të ishte alternimi i të dy aktiviteteve. Ndërsa sportet e rënda, s’bëjnë dobi ndaj celulitit, pasi nuk shkaktojë djegien e yndyrave, por të sheqernave. Organizmi varfërohet kështu nga burimi i tij energjik: rezultati është një lodhje e shpejtë, që nuk të lejon vazhdimin e aktivitetit të paktën 35-40 minuta pa ndërprerje.

Mënyrat “shtëpiake” për të luftuar celulitin

Kompresat me ujë e kripë ose me argjilë mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës nga celuliti dhe të ulin fryrjet e dukshme. Ato duhet të përshijnë të gjithë këmbën (nga kaviljet, tek vithet). Për këtë përdoren copa të lagura, përreth 15-20 minuta çdo ditë, akoma më mirë nëse bëhen para gjumit. Ndërsa argjila, duhet përgatitur në 2 lugë vaj, një lugë vaj ulliri e 4 lugë argjilë, e cila duhet bërë një masë e trashë e homogjene që aplikohet direkt mbi zonën që duhet trajtuar rreth një orë dhe 2-3 herë në javë.

Funksioni i kremrave anticelulite

Ato pa dyshim që përmirësojnë pamjen e lëkurës, si dhe favorizojnë shkrirjen e yndyrave dhe pakësimin e grumbullimeve hidrike. Por jo të gjitha produktet janë njësoj mes tyre. Sipas përbërësve aktivë që përmbajnë mund të kryejnë p.sh. forcimin e enëve të gjakut (periferike), forcojnë, tonifikojnë dhe hidratojnë. Megjithatë, për të parë rezultatet e tyre është mirë që të përdoren për një kohë të gjatë, sidomos çdo ditë, 6 javët e para e pastaj 1-2 herë në javë. Pastaj është mirë që të aplikohen duke u shoqëruar me masazh, i cili ndihmon në thithjen e tyre të shpejtë. Sa i takon masazhit, limfodrenues është i duhuri. Ai favorizon një qarkullim të limfës në hapësirat midis qelizave. Limfa është lëngu që prodhohet nga gjaku: kur gjaku arrin kapilarët, pjesërisht hyn në vena, nga ku ngjitet në zemër e pjesërisht në kapilarë, të cilët janë porozë, ku formohet i ashtuquajturi likuid ndërmjetës. Ndër sasi të vogla ngelen të lira midis qelizave. Kur mblidhet me tepricë shfaqen fryrjet. Në qoftë se masazhi bëhet nga duar eksperte, atëherë shihen edhe rezultatet më mirë. Por edhe mënyrat natyrale janë efikase. Ndihmë japin çaji me carangth e mëllagë, boronica, e ngrënë si fryt apo e pirë si lëng.

Të ngjashme