Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e hipertensionit

Prishtinë | 30 Jan 2024 | 05:34 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i përditshëm i lëngut të panxharit të sheqerit ul tensionin e gjakut.

Hipertensioni është një sëmundje e rrezikshme, që rrit mundësinë për të pësuar infarkt në zemër te njerëzit që vuajnë prej saj.

Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i 500 ml lëng panxhari ndihmon në uljen e tensionit të gjakut gjatë 24 orëve në vijim.

Megjithatë, studimi i fundit ka synuar të zbulojë nëse i njëjti efekt, për sa i përket hipertensionit, mund të përftohet edhe nga konsumimi i një sasie më të vogël. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se konsumimi edhe i 100 ml lëng panxhari në ditë, pra një gotë ujë, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe mbajtjen e tij në nivele normale brenda harkut kohor të 13 orëve. Edhe konsumimi i bukës me panxhar të bardhë ose të kuq ka të njëjtin efekt.

Ky rezultat i panxharit i atribuohet nivelit të lartë të nitratit, një përbërës i rëndësishëm, i cili, pas reaksionesh zinxhir në organizëm, zgjeron enët e gjakut, duke e mbajtur kështu në nivele të ulëta tensionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme