Mënyrat më efikase të mbrojtjes nga çdo virus

Prishtinë | 07 Maj 2023 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Ekspertët botërorë të sëmundjeve infektive kanë bërë të ditur vazhdimisht se nuk është e nevojshme që të shpenzohen me qindra euro për të siguruar mbrojtje nga koronavirusi dhe viruset e tjera.

Ata kanë dhënë disa rekomandime, të cilat mund të ulin shkallën e rrezikut deri në 64 për qind. Por pavarësisht kësaj, teksa bota ballafaqohet akoma me pandeminë COVID-19, jo të paktë janë personat që besojnë se opsionet më të shtrenjta janë më të sigurta dhe ofrojnë mbrojtje më të mirë nga koronavirusi.

Por ekzistojnë mënyra me kosto fare të ulët dhe që ofrojnë po aq mbrojtje sa dhe ato të kushtueshmet.

Larja e duarve, sipas mënyrës së mjekëve

Larja e duarve për të paktën 20 sekonda është një mënyrë e mençur për mbrojtje. Por këtu rëndësi të madhe ka fakti se si lahen duart, ka thënë mjeku Igor Koralnik.

Dhe që procesi të kryhet si duhet, ai ka rekomanduar që së pari t’i lagni duart, pastaj të shtohet sapun, t’i fërkoni pëllëmbët së bashku, pastaj pjesën e prapme të secilës dorë, duke mbyllur gishtat. Në vazhdim duhet fërkuar çdo gisht me pëllëmbën e duarve.

“Nëse keni një unazë martese, sigurohuni që të lani edhe nën të”, ka shtuar Koralnik.

Dhe në fund duhet shpëlarë dhe tharë duart me anë të palomave prej letre.

Pastrimi i telefonit

Telefonat celularë ka të ngjarë të jenë një nga gjërat më të ndyra që çdo person posedon. Kështu të paktën kanë bërë të ditur mikrobiologët në Universitetin e Arizonës.

Por këto pajisje mund të jenë të vështira për t’u pastruar, pasi prodhuesit rekomandojnë të mos përdoren dezinfektuesit apo alkool që mund të dëmtojnë pjesët mbrojtëse në ekran. Rekomandimi i Koralnikut është fillimisht që të vihet një mbrojtës ekrani (nuk ka rëndësi se çfarë lloji përdoret, por duhet të jetë i tillë që e mbron ekranin nga gërvishtjet) dhe të fshihet më pas me alkoolit izopropil 70-përqindësh, që përdoret rregullisht në punët shtëpiake.

“Unë e bëj këtë gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai. “Telefoni është një pjesë e pajisjeve që unë përdor brenda dhe jashtë shtëpisë”.

Shtoni konsumin e vitaminës D

Ndërsa mund të shihen video të shumta në YouTube, të cilat demonstrojnë se sa efikas është përdorimi i vitaminës C në doza të shumta, “nuk ka asnjë provë që marrja e një shtese të vitaminës C, madje edhe në doza të larta, mund të mbrojë kundër infeksionit”, ka thënë Tod Cooperman, redakto në “onsumerLab.com”, një vlerësues i pavarur i shtesave dietike.

Në vend të kësaj, ai sugjeron që të merren 800 miligramë të vitaminës D-3, për çdo ditë. Studiuesit e Universitetit të Bostonit kanë bërë të ditur se konsumimi i vitaminës D zvogëlon rrezikun nga problemet me vështirësi në frymëmarrje, të cilat i shkakton koronavirusi, deri në madje 64 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme