Ndryshimet pozitive që i ndodhin trupit pas shtatzënisë

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Jeta e një gruaje ndryshon në mënyrë drastike pas lindjes së një fëmijë, sepse ajo duhet të mbajë përgjegjësi si për veten, po ashtu edhe për fëmijën. Shumë ndryshime pozitive i ndodhin trupit të një gruaje pas lindjes.

Disa i pranojnë lehtësisht këto ndryshime, ndërsa ka edhe nga ato gra që duan shumë kohë për t’u përshtatur me trupin e ri.

Këto janë disa nga ndryshimet pozitive që i ndodhin trupit pas lindjes.

Truri i tyre punon më mire
Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë bëhen më të zgjuara pas lindjes. Truri i tyre bëhet më i madh në mënyrë që të plotësojë jo vetëm nevojat e nënës, por edhe të foshnjës. Kjo është arsyeja pse nënat e reja mund të jenë punëtore më të mirë se kolegët e tyre që nuk kanë fëmijë.

Trupi rigjenerohet
Kjo është e gjitha për shkak të gjakut të fetusit, që fillon proceset e rigjenerimit në trupin e nënës. këshillon Class. Qelizat embrionale ndihmojnë një grua shtatzënë për të shëruar plagët dhe madje mund të parandalojë dhe të shërojë sëmundjet serioze. Shtatzënia mund të të zgjatë jetën, por kryesisht në rastet kur shtatzënia ndodh në një moshë më madhore. Shkencëtarët zbuluan se gratë që kishin fëmijë në një moshë më të madhe jetonin më gjatë se të tjerat. Në të njëjtën kohë, mosha e shtatzënisë së parë dhe pjellorisë nuk ishin të lidhura me jetëgjatësinë e grave.

Ju ndryshon zëri
Zëri i një gruaje pasi lind një fëmijë, ndryshon. Ai bëhet më i ulët dhe më monoton. Ky është rezultati i një studimi që u krye nga shkencëtarët e Universitetit të Sussex-t. Një vit pas lindjes, zëri i një gruaje kthehet në frekuencën fillestare. Studiuesit sugjerojnë se këto ndryshime janë shkaktuar nga ndryshimet hormonale. Kjo për shkak se niveli i hormoneve seksuale zvogëlohet në mënyrë drastike pas lindjes dhe kjo mund të ndikojë në kordat e zërit. Megjithatë, ky ndryshim ka një shpjegim tjetër. Ekspertët besojnë se njerëzit me një zë të ulët, si rregull, konsiderohen më kompetent dhe të pjekur. Kjo është arsyeja pse gratë mund ta ndryshojnë zërin në mënyrë që të përshtaten me rolin e ri të nënës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme