Një martesë e keqe më e dëmshme për fëmijët sesa divorci

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Divorci është një proces i dhimbshëm në çdo çift, dhe kjo gjendje është edhe më e rëndë kur në familje ka edhe fëmijë.

Janë të shumtë njerëzit që zgjedhin të qëndrojnë në një lidhje toksike dhe të pashëndetshme për hir të fëmijëve. Megjithatë , për hir të mirëqenies së fëmijëve, nganjëherë është më mirë të divorcoheni se sa të qëndroni në një martesë të palumtur.

Nëse trajtohet si duhet, ndarja e prindërve mund të sjellë një të ardhme më të lumtur për fëmijët, ndërkohë që qëndrimi në një marrëdhënie të keqe mund të sjell vuajtje, sidomos për fëmijët.Zbuloni 6 arsye pse një martesë e keqe ndikon negativisht tek fëmijët më shumë se sa divorci.

1-Ata do të pasqyrojnë modelin e sëmurë të marrëdhënies së prindërve të tyre. Fëmijët thithin modelet e marrëdhënieve që i rrethojnë. Kur i shohin duke u argumentuar prindërit, ata e bëjnë të njëjtën në të ardhmen.

2-Ata kurrë nuk do “mësohen” me sherret e prindërve. Fëmijët zbulojnë shumë lehtë emocionet negative dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj konfliktit shkatërrues familjar. Tensioni midis prindërve mund të kërcënojë ndjenjën e sigurisë të fëmijës, duke i bërë ata të ndjehen të refuzuar, të pasigurt dhe fajtorë.

3-Bëhen më të prekshëm ndaj stresit. Kur fëmijët nuk ndjehen të sigurt në shtëpinë e tyre, ankthi i tyre mund të çojë në ankthe të këqija dhe ndjenja të frikës. Ata do e kenë të vështirë të pranojnë që marrëdhëniet mes 2 njerëzve përfshijnë keqkuptime.

4-Do të kenë probleme në ndërtimin e marrëdhënieve në të ardhmen shoqërore apo në çift. Konfliktet në shtëpi të çojnë në vështirësi me ndërtimin e marrëdhënieve të balancuara me kolegët, ndërsa marrëdhëniet e vëllezërve mund të bëhen tepër mbrojtës ose të largët.

5-Do të përpiqen të fshehin emocionet e tyre dhe të marrin zakone të këqija. Si përgjigje të një situate stresuese në familje, ata mund të zhvillojnë zakone jo të shëndetshme. Fëmijët mund të tregojnë ndjenja të pakëndshme edhe në mënyrë indirekte. Ata mund të humbin interes në shkollë, të zihen me bashkëmoshatarët dhe të zemërohen kur luajnë.

6-Ata mund të frikësohen nga emocionet e tyre. Fëmijët mund të fillojnë të mendojnë se zemërimi dhe kritikat janë një burim rreziku ekstrem. Dhe, natyrisht, ata do të vazhdojnë të përsërisin sjelljen toksike të prindërve të tyre në marrëdhëniet e tyre si të rritur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme