Njerëzit e zgjuar duan të qëndrojnë vetëm

Prishtinë | 15 Shk 2023 | 22:52 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka dyshim se njerëzit janë krijesa shumë sociale. Por përderisa dihet se të shoqërohesh me të tjerët të bën më të lumtur, kjo nuk qëndron nëse jeni shumë të mençur.

Psikologët nga Universiteti i Singaporit dhe Shkolla për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Londër gjetën saktësisht këtë kur studiuan më shumë se 15,000 të rinj – se të qëndrosh vetëm është shenjë e inteligjencës së lartë.

Ata ranë në përfundim se, përderisa njerëzit ndjehen në përgjithësi më të lumtur kur kalojnë kohë me të tjerët, njerëzit shumë të mençur bëjnë përjashtim në këtë rregull.

Studimi tha se kjo është si pasojë e evolucionit. Njerëzit e mençur mund të adaptohen më lehtë në botën moderne, kështu që nuk kanë nevojë për marrëdhënie të afërta me dikë për t’ju ndihmuar që të gjejnë ushqim dhe strehë, ngjashëm me atë çfarë bënin paraardhësit tanë.

Teoria e tyre është se njerëzit e mençur janë më aspirues dhe dëshirojnë të kalojnë më shumë kohë duke punuar për qëllimet e tyre, sesa të kalojnë kohë duke u socializuar.

Studimi gjeti se njerëzit më inteligjentë kanë në fakt kënaqësi më të ulët jetësore sa më shumë që shoqërohen me miqtë – që nënkupton se koha e kaluar me miqtë i bën ata të palumtur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme