Pija “magjike” për dobësim

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 09:05 | Nga

Ky tonik tretës është një mundësi e mirë për të detoksifikuar organizmin në mënyrë natyrale, por edhe për të humbur peshë.

Për më tepër është mjaft i dobishëm për ata që kanë shqetësime me stomakun dhe aparatin tretës, por edhe çdo person pasi ka ngrënë shumë, transmeton tch.

Përgatitja

60 ml uthull molle, 10 gr xhinxher pluhur, 50 gr mjaltë, 1 litër ujë. Mjafton t’i përzieni të gjithë përbërësit.

Mund të pini të ndarë në pesë gota gjatë gjithë ditës. Dy në mëngjes, gjysmë ore para se të hani vaktin, 1 gotë gjysmë ore para drekës, një gotë pasdite dhe të fundit gjysmë ore para darkës.

Të ngjashme