Pse shpenzojmë para edhe për gjëra që s’na duhen

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Ka dy arsye kryesore pse njerëzit kanë tendencë të shpenzojnë para edhe për gjëra që nuk i duhen. E para, duan të ndihen mirë duke iu afruar kënaqësive të tilla dhe e dyta, duan t’i largohen dhimbjes. Duke blerë një fustan të ri apo diçka tjetër të kushtueshme, si përshembull, smartphone-in e ri, ne argëtojmë veten, duke e shpërqëndruar nga problemet e vërteta të jetës. Edhe pse thellë thellë e dimë që nuk na nevojiteshin blerje të ttilla, është e pamundur t’i rezistojmë presionit për t’i blerë.

Po ç’është kjo nevojë për të blerë gjithnjë e më tepër

1. Po shpresoni t’i bini në sy njerëzve të tjerë

Burimet natyrore janë të limituara dhe nisur nga teoritë e Darvin-it, njerëzit duhet të konkurrojnë mes tyre për të përpiqen shumë për mirëqënien e tyre. Sapo nevojat bazike plotësohen, kalojmë tek dëshira të tjera. Kjo bën që një pjesë e njerëzve ta kenë të nevojshme t’i tregojnë pasurinë apo mirëqënien të tjerëve duke blerë më shumë gjëra që s’i duhen vërtet.

2. Je xheloz për të të tjerët që kanë më shumë

Ne e krahasojmë gjithnjë veten me njerëzit që na rrethojnë dhe në shumicën e rasteve, bëjmë blerje të panevojshme vetëm sepse “i kanë të gjithë”, por jo se realisht na duhen. Thjesht jemi tepër egoist për ta pranuar.

3. Biem viktima të marketingut

Ka shumë hile të lezetshme që të bëjnë ty të bësh një blerje, prandaj duhet treguar kujdes!

4. Të duket sikur nuk e ke në kontroll jetën tënde

Duke u ndjerë kështu, mendoni se posedimi i gjërave materiale do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurtë. Kjo është e vërtet vetëm blerjet e gjërave bazike. 

5. Jeni të mërzitur

Arsyeja e përbashkët pse njerëzit blejnë gjëra të reja është mërzia. Kur s’kemi asgjë tjetër për të bërë, apo një qëllim të caktuar, ne thjesht bëjmë diçka për të ndryshuar ditën me shpesën se kështu do të jemi më të lumtur.

Të ngjashme