Vendosi t’i sillej botës i vetëm – planet i ndryshuan kur gjeti një mace

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Në shtator të 2018-ës, Dean Nicholson kishte një qëllim – ta kalonte globin i vetëm.

Udhëtimin e nisi nga vendlindja e tij, Dunbari i Skocisë.

Skocezi u lodh nga puna e tij si saldues nga 9 në 17:00, kështu që ai donte ta ndryshonte mënyrën e jetës së tij dhe ta shihte botë.

Udhëtimi i shkoi aq mirë në tetë vende të ndryshme, por kur ai po kalonte kufirin boshnjak në Mal të Zi, planet e tij ndryshuan pak, transmeton Klan Kosova.

Ai po ngjitej në një kodër të pjerrët me muzikë të zhurmshme, papritmas dëgjoi një ‘thirrje’ të dëshpëruar pas tij. Ai vuri re një kotele të vogël, vendosi të ndalet për një sekondë që ta largojë dhe pastaj ta vazhdojë rrugën. Megjithatë, kotelja kishte plane të tjera pasi ajo menjëherë tregoi dashurinë e saj ndaj skocezit.

Ai thjeshtë nuk mund ta linte aty dhe pjesën tjetër të udhëtimin e vazhdoi bashkë me macen e të tij të dashur. Ajo tashti nuk i ndahet për asnjë moment.


Të ngjashme