Pas 335 ditëve në Madrid mbahet finalja e Ligës së Kampionëve. Rruga drejt atje për skuadrat më të vogla ka nisur qysh këtë javë, në Gjibraltar, një vend që gjeografikisht nuk është larg nga Madridi, por që në aspektin financiar dhe futbollistik është me vite dritë larg.
Në stadiumin “Victoria” janë paraqitur në turneun e parë të këtij lloji katër skuadra. Kampionët i San Marinos, i Kosovës, Andorrës dhe Gjibraltarit kanë luajtur mes vete se cili nga këta të kalojë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan “Bild”, transmeton “Koha Ditore”. Nëse e shikon nga aspekti më i rëndë, është bërë fjalë se cila nga skuadrat do të ketë rastin të “rrahet” keq nga Malmo e Suedisë.
Në gjysmëfinale Drita e Kosovës kaloi Santa Coloman e Andorrës, ndërsa nikoqiri nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps mposhti SP La Fioritan e San Marinos.
Finalja e turneut parakualifikues u mbajt të premten mbrëma në ora 20:30. Dhe derisa në Ligën e Kampionëve qysh me orë para ndeshjes çdo gjë është e organizuar me përpikëri, këtu e marrin shtruar.