Me klubet e futbollit që po humbin të ardhurat gjatë pandemisë COVID-19, një lider i kësaj industrie të sportit ka paralajmëruar se ideja e ligave shumëkombëshe do të ringrihet, kanë njoftuar mediumet e huaja të enjten. Shumë skuadra rrezikojnë falimentimin si pasojë e perspektivës afatshkurtër për të zhvilluar ndeshjet në stadiume të zbrazëta, shoqëruar me luftën afatgjate për të mbajtur dhe për të gjetur sponsorë. Kështu që ligat ndërkufitare do të duhet të shikohen sërish si ide në një debat më të gjerë të ekonomisë së futbollit, sipas Jonas Baer-Hoffmannit, sekretarit të përgjithshëm të FIFPRO.
“Mund të mos jetë e qëndrueshme kjo situatë për shumë klube”, ka pranuar Baer-Hoffmann.
Derisa nuk do të jetë në dispozicion një vaksinë për pandeminë e koronavirusit, klubet përballen me mohimin e të ardhurave nga dita e ndeshjes që është thelbësore në vendet ku marrëveshjet e transmetimit, si brenda ashtu edhe jashtë, janë më pak të vlefshme.
“Kjo hedh një shkëmb të madh në modelet e biznesit të këtyre ligave dhe të gjithë e kanë këtë parasysh”, shtoi zyrtari i FIFRO.
Ligat shumëkombëshe janë diskutuar prej kohësh në Evropë si një zgjidhje e mundshme për vendet e rangut të mesëm, të cilat kanë disa klube të njohura, por luftojnë të konkurrojnë në mënyrë komerciale me rivalët e tregut të madh. Liga e Holandës dhe Belgjikës, të cilat u anuluan për shkak të krizës shëndetësore nga koronavirusi, shihen si partnerët më të mundshëm ndërkufitarë. Por, deri më tash, asnjë propozim zyrtar nuk është bërë pranë organit evropian të futbollit UEFA për një ide të tillë. Në vitin 2016, presidenti i porsazgjedhur i UEFA-s, Aleksander Çeferin, e mbështeti idenë se ligat kombëtare duhet të qëndrojnë të pavarura. Por, FIFPRO insiston se situata aktuale me krizën e shkaktuar nga pandemia do të bëjë që UEFA të marrë një vendim në favor të ligave ndërkufitare.
“Ka nevojë për një bisedë të përgjithshme ekonomike për industrinë e futbollit, për shkak se situata për klubet vetëm do të vështirësohet”, tha Baer-Hoffmann.
Në Kroaci situata aspak nuk është e mirë, pasi një ekzekutiv i një ekipi të madh pranoi se gjërat mund të përkeqësohen me kalimin e kohës. Sipas tij, 100 deri në 200 ekipe mund të falimentojnë këtë vit nëse nuk kuptohen nevojat e tyre. Ndërsa, Baer-Hoffmann vuri në dukje se në Skoci, hiç më pak se 43% e të ardhurave nga futbolli “bazoheshin në pjesëmarrjen e shikuesve në ndeshje”.
“Situata do të jetë kaotike nëse nuk bëhet një zgjidhje, shumë klube në Kroaci do të falimentojnë dhe kjo është e sigurt tashmë”, ka thënë zyrtari kroat në kushte anonimiteti.
FIFPRO ka 65 sindikata të lojtarëve kombëtarë të lidhura në të gjithë botën, përfshirë në shumë vende ku lojtarët marrin paga të krahasueshme me mesataret e vendit. Në shtatë prej tyre – Botsvana, Egjipti, Kolumbia, Honduras, Panama, Paraguai dhe Uruguai – sindikatat kanë ndihmuar në sigurimin e pakove ushqimore për lojtarët, ndërsa futbolli është i mbyllur.
po bllokohen sa u përket të ardhurave dhe shumica e futbollistëve janë nën të njëjtin presion financiar si pjesa tjetër e shoqërisë”, u shpreh Baer-Hoffmann.