Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, gjatë një debati të hapur në Lëvizjen Fol, ka thënë se kjo ministri ka në fokusin e saj përmirësimin e klimës së investimeve në përgjithësi dhe ambientit të biznesit.
Ajo tha se Ligji për Investime Strategjike, ka mundësuar që të tërhiqen investime të huaja direke, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa shtoi se tashmë disa kompani serioze kanë shprehur interesimin që të investojnë në Kosovë dhe të marrin statusin e investitorit strategjik.
“Ne kemi punuar në shumë fusha dhe në fushën e përafrimit të legjislacionit dhe deri tani kemi miratuar 10 ligje dhe vlen të përmendet Ligji për Investime Strategjike në mënyrë qe të tërhiqen Investime të huaja direke. Ne kemi vërejtur që me kompani të mëdha nuk është sjellje e mirë që të kërkojmë nga to që të konkurrojnë. Ne kemi vërejtur interesime të mëdha dhe javën e kaluar ka pasur kompani kanadeze ku janë të interesuara të investojnë gjysmë miliardi euro investime dhe që ato duan ta marrin statusin e investitorit Strategjik”, tha jo.