Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka zhvilluar sot takim me degën e Malishevës në kuadër të takimeve mobilizuese dhe informuese lidhur me kërkesat e drejta të veteranëve, siç janë ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe të drejtat që u takojnë me ligj. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në […]
Ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, kryesia takohet me degën në Malishevë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka zhvilluar sot takim me degën e Malishevës në kuadër të takimeve mobilizuese dhe informuese lidhur me kërkesat e drejta të veteranëve, siç janë ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe të drejtat që u takojnë me ligj.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, në faqen zyrtare të OVL UÇK-së.
Në njoftim thuhet se gatishmëria dhe mbështetja e kësaj dege për këto kërkesa është në nivelin më të lartë.











