Ligji për Pagën Minimale ka mbetur në “sirtarët” e Kuvendit

Prishtinë | 01 Maj 2023 | 07:59 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligji që do t’i hapte rrugë rritjes së pagës minimale në Kosovë, ka mbetur në sirtarë të Kuvendit të Kosovës, thonë për Ekonomia Online deputetë të partive opozitare.

Në lidhje me këtë çështje, Ekonomia Online ka kërkuar sqarime nga kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, por ai nuk ka dashur të flasë.

Deputeti i kësaj partie, Hajdar Beqa, ka thënë për Ekonomia Online se pakënaqësitë e tyre ndërlidhen me mundësinë e Qeverisë që veteranët t’i lë jashtë pagës minimale.

“Realisht mazhoranca e ka bllokuar këtë rast Ligjin e Pagës Minimale. Është momenti që të vijë në lexim të dytë, dhe ne nuk kemi qenë të kënaqur dhe kemi pakënaqësitë tona, është e pakuptimtë dhe e palogjikshme të mendohet paga minimale pa veteranët e Ushtrisë Çlirimtare. Ne e dimë që jo që nuk janë të përfshirë në Ligjin për veteranët, por e kemi parë që edhe çfarë fyerje u kanë bërë veteranëve nga ministri i Financave”, u shpreh Beqa.

Kritika për mosprocedim të Ligjit për Pagën Minimale ka edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi. Thotë se në Qeveri ka ardhë me parimin për të rritur pagën minimale.

“Kjo Qeveria ka ardhë në pushtet me parimin se do ta rrisin pagën minimale. Tash e dy vjet ai Projektligj fshehet nëpër sirtarët e Qeverisë dhe Kuvendit, mirëpo po presim që sa më shpejt të vijë, për arsye se kemi një rritje të inflacionit dhe qytetarët nuk po mund t’ia dalin me ato paga që i kanë. Është dashur që të jenë edhe veteranët aty, mirëpo po e shohim se kjo Qeveri asnjëherë nuk i ka respektuar veteranët”, thotë Krasniqi.

Të ngjashme