Ligji për Qeverinë nuk i rregullon parat e atyre që punojnë në këtë dikaster. Por me këtë ligj do të përcaktohet numri i ministrive.
Kështu ka bërë të ditur Besnik Tahiri kryesues i komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, pas takimit të parë që ka zhvilluar ky komision.
Ai tha se ka probleme serioze dhe dallime të mëdha në mes të pagës dhe punës së bërë, raporton Ekonomia Online.
“Ligji për qeverinë nuk i rregullon pagën. Nëse bëjmë një vlerësim në pagat në sektorin publik ka një diskrepancë. Duhet të krijohet edhe hierarkia institucionale dhe atë të pagesë sepse kjo e rregullon. Ligji për pagat do të sjellë drejtësi”, tha ai.
“…ka pasur një debat të gjerë lidhur me këtë temë për temat që lidhen me dikasteret e Qeverisë dhe zëvendësministrat, kjo do të përcaktohet”.
Tahiri sqaroi se në ligj do të përfshihen edhe Ligji për Paga, Ligjin për Administratë Publike dhe Ligjin për Shërbim Civil.
“Ky ligj bënë bashkë tri ligje ata që rregullon Administratën Publike, Ligji që rregullon Pagat dhe Ligjin për Shërbimin Civil. Për ato tri ligje mund të them disa heshtje. Pakoja e këtyre tri ligjeve është gati. Në të njëjtën kohë për mos me ra ndesh këto tri ligje ne duhet të fillojmë procesin tani dhe të ndërtojmë një vijë të kohezionit politik dhe ligjor”.