Komisioni për Zhvillim Ekonomik ka miratuar amendamentet për Projektligjin për Shoqëritë Tregtare dhe pasi të kalojë dhe nëpër komisionet e tjera funksionale, ai do t’i dërgohet Kuvendit për miratim.
Kryetari i komisionit, Muhamet Mustafa, ka thënë për Ekonomia Online se me këtë ligj mbrohen sidomos investitorët e vegjël, për arsye se kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e tyre.
Ai tha se kanë punuar me ekspertë dhe ministritë përkatëse dhe kanë formuar 35 amendamente që kanë të bëjnë me shoqëritë tregtare.
Deputeti Raif Qela kishte disa kërkesa rreth mënyrës së drejtshkrimit të këtyre amendamenteve, duke thënë se shumë fjalë janë të ndikuara nga gjuhë të huaja.
Për shkak të mbajtjes së seancës plenare të kuvendit, komisioni nuk ka shqyrtuar pikat e tjera.