Ligji për Skemat Pensionale, Dreshaj: Qeveria mashtroi, u detyrua ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 05 Kor 2023 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se qeveria e Kosovës ka qenë e obliguar ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Ligjit për Pensionistët.

Kështu ka deklaruar deputeti Dreshaj pas miratimit në mbledhjen e qeverisë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale.

“Në fakt Qeveria vetëm është detyruar të respektoj Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili është obligativ”, ka thënë Dreshaj.

Reagimi i plotë:

Qeveria vazhdon me mashtrim!

Sot, Qeveria nuk ka marrë vendim me vullnet të vet politik pasi që për të njëjtin kanë votuar kundër nismës tonë në Parlament për Ligjin për Pensionistët. Në fakt Qeveria vetëm është detyruar të respektoj Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili është obligativ.
Kërkesa jonë është për pagesë retroaktive për këtë kategori.

Të ngjashme