Ligji i ri ua fal borxhet kompanive publike

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 14:23 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, ka miratuar me ndryshime Ligjin për Faljen e Borxheve, me të cilin edhe ndërmarrjeve publike iu falen borxhet, që nuk ishte paraparë në ligjin paraprak.

Kryetar i këtij Komisioni, Naser Osmani, ka thënë se po procedojnë një ligj të cilit i ka skaduar mandati.

Qëllimi i këtij ligji është plotësimi dhe ndryshimi i tij për faljen e borxheve publike me qëllim të vendosjes së afatit të ri ligjor për përfitimin nga falja borxheve sipas dispozitave të ligjit bazik.

Anëtarët e komisionit kanë dhënë vërejtjet lidhur me ligjin aktual për faljen e borxheve.

Të ngjashme