Likaj: Mbështetja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional mbetet ndër top prioritetet e MASH-it

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit Ramë Likaj ka vizituar disa shkolla profesionale në Prishtinë, së bashku me drejtoreshën e DKA-së  Shpresa Shala.

Ai ka thënë se për këto shkolla do mundohen që të sigurojnë infrastrukturën e duhur.

Postimi i plotë i tij:

Mbështetja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional mbetet ndër top prioritetet e MASH

Sot së bashku me drejtoreshën e DKA-së në Prishtinë Shpresa Shala vizitova katër shkolla të mesme të larta profesionale në kryeqytet “Gjin Gazulli”, “28 nëntori”, “Abdyl Frashëri” dhe Gjimnazin e Specializuar Matematikor, për të parë kushtet në të cilat po mbahet procesi mësimor.

Do të shqyrtojmë mundësinë që në bashkëpunim me DKA-në t’iu sigurojmë këtyre shkollave infrastrukturën e duhur për ngritjen e cilësisë.

MASh në bashkëpunim me donatorët dhe partnerët strategjik po punon edhe në përgatitjen e materialeve mësimore për disa profile të shkollave të mesme të larta profesionale, të cilat do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësimdhënësve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme