Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka pritur në takim zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj, ku bashkë me bizneset u diskutua lidhur me bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ne sot jemi për t’iu bashkëngjitur iniciativës së Odës së përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe tanimë dy qeveritë janë të rëndësishme”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës sikurse qeveritë tjera do vazhdojë të fuqizojë hapa të bashkëpunimit me partneritet me subjektet ekonomike ne këtë rast me OEK-un që është vendi ku mbledh bizneset e Kosovës”.
Limaj tha se Kosova me Shqipërinë duhet ta thellojnë bashkëpunimin, raporton Ekonomia Online.
Më 26 nëntor Limaj tha se formalisht do nënshkruhet bashkëpunimi mes dy odave Shqipëri-Kosovë.
“Ne e dimë që kemi probleme të bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe nuk jemi të kënaqur me bashkëpunimin, kemi pengesa dhe telashe”.
Limaj tha se taksa rrugore e vendosur nga Qeveria e Shqipërisë është e lartë dhe e dëmton biznesin e dy vendeve, raporton Ekonomia Online.
“Presim përgjigje nga qeveria e Tiranës me disa çështje që kemi ngritë edhe çështja e taksës rrugore, ne mendojmë se është e lartë dëmtojnë biznesin e dy vendeve, pengon thellimin e bashkëpunimit”.
“Kërkesa jonë ka qenë që qeveria shqiptare duhet të zbutë atë taksë, sepse është e lartë dhe Kosova të trajtohet ndryshe”.
“Kemi marrë një zotim nga Qeveria e Tiranës që do dalim me një raport dhe t’i përgjigjen shqetësimit tonë duke dhënë një status të veçantë jo si ai që është sot. Jemi duke përgatitë një listë të licencave që duhet të njihen dhe ato të vlejnë në dy vendet”.
“Kosova është e gatshme me shku deri në fund në bashkëpunimin me Shqipërinë. Mirëpresim që bizneset tona të ketë mundësi të bëhet si në Tiranë, si në Prishtinë”.
Sipas Limajt, Serbia në vazhdimësi e ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s.
“Ne besojmë që Serbia në vazhdimësi ka shkelë marrëveshjen e CEFTA-s pa ndërprerë, marrëveshja e CEFTA-s është për bashkëpunim, Kosova ka qenë e interesuar të ketë bashkëpunim me gjitha vendet e rajonit”, tha Limaj.
“Ftojmë vendet e rajonit të sillen me Kosovën ashtu siç kjo po sillet me ta. Shpresoj se këto veprime të Serbisë dhe Bosnjës të ndalen dhe të kthehemi në normalitet”.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se më 26 nëntor do të bëhet takimi ndërmjet dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe se shpreson që do largohen të gjitha barrierat për zhvillimin e ekonomisë ndërmjet dy vendeve në mënyrë që të thellohet sa më shumë bashkëpunimi, raporton EO.
“Bashkëpunimi me vendet e rajonit dhe pjesën që lidhet me rritjen e eksportit me avancimin e sistemit ekonomik sot patëm një diskutim para se të vinim për disa nga temat dhe që lidhen edhe me orientimet strategjike tona dhe me bashkëpunim me vendet tjera e sidomos me Shqipërinë pasi që Limaj është koordinator në mbledhjen e dy qeverive që do të mbahet më 26 nëntor në Pejë dhe diskutimi për çështje ekomomike dhe barriera dhe bashkëpunimi me Shqipërinë dhe ne po shkojmë drejt një iniciativë të re në krijimin e një Ode bilaterale me Shqipërinë”, tha Rukiqi.
“Ne kemi shumë çështje, biznese që janë në baza ditore që vijnë si kërkesa te ne. Do mundohemi t’i dëgjojmë të gjitha me sektorë të ndryshëm, ne së fundi jemi marrë me çështjen e aftësimit, mungesa e aftësimit të njerëzve në treg të punës”, tha Rukiqi.
“E kemi përkrah taksën e fundit duke u nisë jashtë kontekstit politik dhe të bashkëpunimit në kuadër të marrëveshjeve që kemi si interes shtetëror dhe jemi angazhu që t’i tejkalojmë barrierat me Shqipërinë e fundit është taksa rrugore në mesin e shumë barrierave të mshefta”, tha Rukiqi.
“Ligjet që miratohen duhet të kenë filter në Odën Ekonomike, sepse pastaj në vend se të krijojnë praktikë të mirë, ato po krijojnë dëme”, tha ai.