Limaj dhe Lajçak diskutuan për procesin e dialogut

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate,  Fatmir Limaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Miroslav Lajçak, përfaqësues Special i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi.

Limaj ka njoftuar Lajçakun me aktualitetin në vend  dhe sfidat që po kalon Kosova në këtë periudhë të ndjeshme e jo të lehtë për vendin, sidomos pas zhvillimeve në Dhomat e Specializuara dhe përballjen me pandeminë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte temë e kësaj bisede.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, z. Miroslav Lajçak.

Biseduam për aktualitetin politik në vend, me sfidat që po kalon Kosova në këtë periudhë të ndjeshme e jo të lehtë për vendin, sidomos pas zhvillimeve në Dhomat e Specializuara dhe përballjen me pandeminë.

Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, e informova për zhvillimet politike në vend dhe të njëjtën kohë theksova edhe njëherë nevojën për unitet sa më të gjerë në temat nacionale.

Në këtë kontekst, u bisedua që Kosova të ecë në rrugën e saj në mënyrë që të tejkalohen sfidat që ka para vetës, në fokus të veçantë në rimëkëmbjen ekonomikë, si dhe dialogun Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftimin e Nismës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme