Limaj: Dita e Flamurit e gjeti Shqipërinë e goditur nga tërmeti, mendjet dhe zemrat tona janë atje

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Dita e Flamurit dhe 107-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë e ka gjetur Shqipërinë të goditur nga një fatkeqësi e madhe natyrore.

“Shqiptarët gjithandej kanë ndarë bashkë dhimbjet, vuajtjet dhe gëzimet dhe në këto momente të rënda për popullin shqiptar, mendjet dhe zemrat tona janë më motrat dhe vëllezërit tanë në Shqipëri. Ne bashkëndjejmë me familjet që humben më të dashurit, dhe lutemi që të lënduarit të gjejnë shërim sa më parë”, ka thënë Limaj.

Kjo ditë historike, sipas Limajt, përkon edhe me ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

“Në këtë ditë të shënuar në sot kujtojmë të gjithë ata që i shërbyen kësaj ditë në etapa të ndryshme”, ka thënë Limaj.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme