Limaj: Dita e Forcës e gjeti ushtrinë tonë duke i dalë në ndihmë shqiptarëve të prekur nga tërmeti

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Dita e Forcës e gjeti ushtrinë tonë duke i dalë në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona matanë kufirit!

Në përvjetorin e parë si ushtri, Limaj thotë se FSK po dëshmon profesionalizimin e saj para çdo sfide.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet ndër institucionet me besimin më të madh të qytetarëve, ku çdo ditë ofron siguri për të gjithë, pa dallim etnie, si dhe po i kontribuon paqes e sigurisë në rajon”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

“Krenar me Ushtrinë tonë”, ka shkruar Limaj.

Postimi i Limajt:

Dita e Forcës e gjeti ushtrinë tonë duke i dalë në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona matanë kufirit!

Në përvjetorin e parë si ushtri, po dëshmon profesionalizimin e saj para çdo sfide.

Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet ndër institucionet me besimin më të madh të qytetarëve, ku çdo ditë ofron siguri për të gjithë, pa dallim etnie, si dhe po i kontribuon paqes e sigurisë në rajon. Krenar me Ushtrinë tonë! FL

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme