Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjnë maksimumin dhe të pamundurën që të zbardhet njëherë e përgjithmonë fati i qytetarëve të pagjetur.
Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë plaga e cila vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë.
Serbia, thotë Limaj duhet ta kuptoj se nuk mund t’i mbajë peng familjet e të pagjeturve dhe se autoritetet e Beogradit duhet ta pranojnë zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Kryerësit e këtyre krimeve duhet të marrin përgjigjen e duhur nga institucionet e drejtësisë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook”.