Limaj: Fehmi e Xhevë Lladrovci janë shembulli më i mirë i sakrificës

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Limaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, në 21 vjetorin e rënies kujtojnë komandantin e UÇK-sa, Fehmi Lladrovcin me bashkëshorten e tij, Xhevë Lladrovcin.

“Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë me pietet një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshorten e tij Xhevë Lladrovcin”.

“Fehmi e Xhevë Lladrovci janë shembulli më i mirë i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi.Jeta dhe vepra e tyre në shërbim të vendit ishte dhe do të mbetet frymëzim ndër breza”, ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme