Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka përkujtuar heroin e kombit, Ilir Koushevcin, si dhe mjekun nga Tropoja, Hazir Malajn, i cili ra dëshmor në luftën e UÇK-së.
Limaj tha se Konushevci ishte prej luftëtarëve të parë të UÇK-së dhe në luftë ishte i njohur si strateg i madh.
Më poshtë statusi i tij i plotë:
Sot bëhen 21 vjet nga rënia heroike e njërit prej luftëtarëve të orëve të para për lirinë e Kosovës, strategut të madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroit të Kombit, Ilir Konushevci. Gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i pashoq e luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Po këtë ditë kujtojmë edhe mjekun nga Tropoja, dëshmorin e Kombit, Dr. Hazir Malaj.
Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevecit dhe Hazir Malajt!
Lavdi dëshmorëve të Kombit!”