Në prag të 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇK-së, të brigadës “121 Kumanova”, organizohet turnir në futboll të vogël në Kleçkë.
Hapjen e këtij turniri do ta bëjë zëvendëskryeministri, njëherësh edhe ish-komandant i kësaj zone, Fatmir Limaj.
Veteranët e kësaj brigade do të sfidohen nga 20-vjeçarët, të lindur gjatë kohës së luftës.
Turniri do të zgjasë dy ditë.
Të shtunën, më 25 gusht, në përkujtim të dëshmorëve të kësaj brigade do të bëhen homazhe nga ora 10:00 deri në 12:00. Ndërsa manifestimi qendror do të nisë nga ora 20:00.