Limaj: Heronjtë Pajaziti, Hoxha dhe Zjnullahu do të kujtohen për luftën e paepur për çlirimin e vendit

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar heronjtë  Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu.

Ai tha se do t’i kujtojnë përherë heronjtë për luftën e tyre të paepur për çlirimin e vendit.

Rënia e tyre heroike sipas tij, mobilizoi UÇK-në për ta vazhduar luftën deri në arritjen e lirisë.

Letra e plotë:

“Sot, në 22-vjetorin e rënies, përkujtojmë me krenari figurën emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njërin nga themeluesit e saj, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Zahir Pajaziti ishte një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atë dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, do t’i kujtojmë përherë për luftën e tyre të paepur për çlirimin e vendit. Rënia e tyre heroike mobilizoi UÇK-në për ta vazhduar luftën deri në arritjen e lirisë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit!

Lavdi jetës dhe veprës të komandantit, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha!

Lavdi”, FL

Të ngjashme